Pirpiria në veshjen e nuses gjirokastrite, qëndisur me fije ari

54

Kostumet popullore shqiptare janë sa të larmishme aq edhe të mrekullueshme në detaje dhe ngjyra. Kur flasim për kostumografinë, kurora e së bukurës nuk mund të jetë e plotë pa përmendur “Pirpirinë” në veshjen e nuses gjirokastrite.

Pirpiria ështe veshje e shtresës me të lartë  aristokrate të qytetit të Gjirokastrës e cila  plotësohej me  17 elemente, një ndër  to është dhe “pirpiria” që është dhe  elementi më i rëndësishëm e  kësaj veshjeje.

Drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore Gjirokastër solli detaje nga kjo veshje dhe puna e realizuar për ruajtjen dhe trashëgimin e saj.

Arbëror Lizeta e ka rindërtuar Pirpirinë bazuar në pirpirinë e shekullit XVII.

Për të ndërtuar këtë pirpiri janë dashur 3 vite  pune dhe është punuar e gjitha me dorë dhe gjithçka në mënyrë artizanale duke filluar nga prerja, dizajni, qëndisja me fije ari dhe materiali i përdorur për punimin e saj.

Teknikat  dhe modeli  janë  ruajtur me fanatizëm mbi  modelin  e vjetër që ndodhet  në fotografinë  e vjetër që ka Liljana Ristani (aktorja e mirënjohur gjirokastrite) të cilën e ka bërë në ditën e përurimit  të pikës kufitare të Kakavijës në vitin 1984.

Bazuar mbi këtë foto është rindërtuar e gjithë pirpiria që ne kemi sot me konsulencën e Stavri Catit i cili e ka vlerësuar të gjithë punën e bërë  me vlerësim maksimal.

Kështu Gjirokastra ka tani pirpirinë e saj të risjellë në 19 prill 2023 nga Arbëror Lizeta, e cila është pjesë e minimuzeut të ndërtuar nga kjo e fundit në Qafën e Pazarit  me një numër të madh kostumesh të zonës së jugut të cilat janë të vizitueshme çdo ditë nga turistët vendas dhe të huaj.

/ata.gov.al