Pishpora, plazhi i ri vetëm 20 km nga Fieri

440

Në Pishpor 20 km larg qytetit të Fierit. Ky është një destinacion i ri për pushuesit këtë vit. Plazhi ka ekzistuar por s’ka pasur rrugë për të shkuar deri ne breg.

Rruga u hap nga një burrë, të cilit i tërhoqi vëmendjen zona atraktive. Ai thjesht investoi një shteg rëre.

Në ditët e para të Korrikut janë vendosur çadrat dhe shezllonet e para. Dikush edhe po ngre një kabinë plazhi. Pushuesit e parë ndjehen të kënaqur. Ata e kanë patur gjithmonë pranë, por s’kane mundur ta shijojnë.

Momentalisht duket si një oaz i vogël. Me pak njerëz, ku ende nuk ka shkuar energjia elektrike. Në një të ardhme Pishpora ndoshta do të renditet tek plazhet më shumë të dëshiruara për bregun e pastër, rërën, qetësinë, por edhe dunat ranore të rralla për çdo bregdet, jo vetem në Shqipëri.

Burimi: ABC news