Pista olimpike e atletikës në Parkun e Liqenit drejt përfundimit

46

Pista olimpike e vrapit dhe kërcimit është drejt përfundimit të punimeve për të pritur sportistët profesionistë në mes të Parkut të Liqenit të Tiranës.

Pista me 6 korsi është realizuar sipas standardeve të atletikës dhe është në pritje të certifikimit për t’u përdorur edhe si hapësirë për aktivitete ndërkombëtare.

Në këtë pistë atletët mund të ushtrojnë disiplina të ndryshme të sportit të atletikës si 100 metra, kërcim së gjati, distancat e mesme, distancat e gjata, vrapim me pengesa, stafetat etj.