Pista olimpike për atletët e rinj gati në fundvit

64

Të rinjtë e atletikës do të kenë pistën e dedikuar olimpike në mes të Parkut të Madh të Liqenit të Tiranës këtë fundvit.

Pista e dedikuar olimpike po ndërtohet nga bashkia e Tiranës përmes një fondi prej 58 milionë lekësh.

“Jemi kujdesur për të ruajtur mjedisin, pemët, për t’i dhënë një oaz të bukur sportdashësve të atletikës. Jemi në fazën e ndërtimit të sistemit të tubacionit që mbledh ujin nga të dy shpatet”, shprehet përfaqësuesi i kompanisë së ndërtimit të pistës.

Pista do të jetë e gjatë 175 metër dhe e gjerë 93 metër.