Placido Domingo dhe Ermonela Jaho, dy yje do të performojnë në sallën e re të Teatrit të Operas dhe Baletit

49

Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të mbahet një mbrëmje gala më 15 shtator, në kuadër të rikonstruktimit të godinës së teatrit.

Në inaugurimin e teatrit do të ngjiten në skenë të famshmit Placido Domingo dhe Ermonela Jaho. Ndërsa orkestra do të drejtohet nga dirigjenti anglez Martin Andre.

Shfaqja do të mbahet në orën 19:00.

Një natë kolosësh që nuk duhet humbur!