Planet Vendore: Qeveria, mbështetje financiare dhe teknike për 7 bashki

262

7 bashki do të kenë së shpejti instrumentin që do t’i japë frymëmarrje investimeve dhe do të ndikojë në zhvillimin e qyteteve. Mirdita, Puka, Gramshi, Belshi, Përmeti, Këlcyra, dhe Kolonja do të mbështeten nga Qeveria me asistencë teknike dhe financiare (129.8 mln lekë) për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore.

Pas 26 Planeve të Përgjithme që u financuan vitin e kaluar, 5 të mbështetura nga USAID, 5 të tjerave nga Qeveria Zvicerane si dhe 7 PPV që do të asistohen nga buxheti i shtetit, brenda këtij viti 43 bashki do të kenë Planet e Përgjithshme Vendore.