Plani 3D i banesave që do të ndërtohen. Sipërfaqja sipas numrit të anëtarëve të familjes (Foto)

144

Publikohen detaje mbi programin e ndërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti. Në program janë përfshirë ndërtimi i 7981 banesave kolektive dhe 806 banesave individuale. Gjithashtu janë prezantuar edhe 3 modele të ndryshme të banesave të cilat mendohet të jenë banesa një katëshe të përshtatura me hapësirën e nevojshme.

Për familjet me 1-2 anëtarë familja do të përfitojë një shtëpi me sipërfaqe 60-70 metër katrorë, për familje me 2-4 anëtarë shtëpia do të ketë sipërfaqe nga 70-80 metër katrorë dhe për familje me më shumë se 5 anëtarë shtëpia do të jetë në sipërfaqen 90-100 metër katrorë.