Plani/ Nuk ka shtrenjtim të energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël, furnizim pa ndërprerje

85
DCIM100MEDIADJI_0045.JPG

Një ditë pasi shpalli emergjencën energjitike, qeveria shqiptare publikoi sot edhe planin për të mbrojtur familjet dhe bizneset e vogla nga kriza energjitike.

Plani me 3 pika synon të mbrojë familjet dhe biznesin e vogël dhe nuk bazohet tek ngritja e çmimit të energjisë.

Plani i kundërveprimit ka tre pika: 1. Garantimi i furnizimit të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë. 2. Mbrojtja e familjeve dhe biznesin e vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. 3. Garantimi i fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike, përfshi këtu garanci sovrane të shtetit dhe fonde 100 milionë euro për OSHEE-në në fund të këtij viti dhe 100 milionë në fillim të vitit tjetër

Pjesa dërrmuese e nevojave të vendit për energji plotësoshen nga hidrocentralet e vendit, më të fuqishmit mes të cilëve janë ndërtuar mbi lumin Drin në veri të Shqipërisë.