Plazh në shtator, mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës drejt brigjeve shqiptare këtë fundjave

16

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës edhe ne fundjavën e dytë të muajit shtator vijon të ketë fluks të shqiptarëve të Kosovës drejt plazheve shqiptare.

Ditën e djeshme dhe mëngjesin e sotëm kanë hyrë në pikën e kalimit kufitar gjithsej 25 686 persona me 6965 mjete. Konkretisht vetëm mëngjesin e sotëm prej orës 00:00 deri në orën 11:00 të mëngjesit të sotëm kanë hyrë gjithsej 9928 persona me 2271 automjete.

Edhe ditën e djeshme ka patur fluks lëvizjesh në kufirin mes dy vendeve, ku kanë hyrë 15758 persona dhe 4694 mjete dhe 3351 shtetas shqiptarë dhe 1660 mjete.

Pushuesit nga Kosova vijojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën edhe në ditët e para të shtatorit. Pika kufitare e Morinës është një pikë shumë e rëndësishme duke qenë se përpunon numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit.