Poçari që mban gjallë traditën/ Aliu ia trashëgon zanatin djalit dhe po mëson të rinjtë e Vlorës

29

Në punishten e poçarit artizan të Vlorës, 58 vjeçarit, Ali Gega shkojnë jo vetëm nxënësit e shkollës artistike për të parë nga afër punën, por edhe bizneset që kërkojnë produkte të veçanta prej balte. Gega thotë se ndjen përgjegjësinë për të trashëguar te brezat e rinj këtë zanat të familjes.

Djali i Aliut, Erlindi i përket brezit të tretë që përcjell këtë zanat, pavarësisht vështirësive siç janë gjetja e dheut, punimi e tharja dhe pjekja e objektit.

23 vjeçari Erlind Aliu dhe pse është vetëm në hapat e parë dhe ende nxënës i babait në mësimin e zanatit synon projekte të mëdha.