Në Pogradec do të ketë së shpejti një qendër speciale ditore e cila do ti vijë në ndihmë të gjithë fëmijëve me aftësi të kufizuara që kanë nevojë për trajtime të posaçme. Punimet kanë nisur me intesitet të lartë dhe pritet që në fillim të vitit tjetër, qendra të jetë gati për të hapur dyert për fëmijët e Pogradecit.
Ky objekt po realizohet me ndihmën e UNDP dhe Agjencisë së OKB-së.