Polakët dhe zviceranët “top” turistët e Shqipërisë, ja shifrat

43

Polakët janë rikthyer. Raporti më i fundit i Institutit të Statistikave tregon se në 6 mujorin e parë të këtij viti, Polonia ka ndjerë rritjen më të madhe të hyrjeve në vend, me afro 14%, si dhe Zvicra me afro 3%.

Sipas të dhënave të Instat, në janar – qershor 2021, në Shqipëri ka pasur 25.096 hyrje të shtetasve nga Polonia, nga 1.814 në janar – qershor 2020. Ndërkaq, nga Zvicra ka pasur 11.832 “vizita” në pjesën e parë të vitit, nga 1.814 që ishin në 2020.

Sa i takon shifrave të përgjithshme, numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë gjashtëmujorit të parë të 2021, është 1.687.919, duke u rritur me 2.2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit pandemik.