Policia e Shtetit organizon aktivitete ndërgjegjësuese për fëmijët!

9
Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore, Policia Rrugore në të gjithë vendin, në bashkëpunim me Drejtoritë e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Kryqin e Kuq, institucionet arsimoredhe Policitë Bashkiake, ka organizuar aktivitete ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave dhe komunitetin.
Aktivitetet synuan në ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e përdoruesve të rrugës për rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit me qëllim parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Gjatë javës, Policia Rrugore ka simuluar situata rrugore me nxënësitpër t’i edukuar mbi sjelljen e sigurt në rrugë dhe për mënyrën e reagimit në raste emergjente. Diskutimet përfshinë respektimin e rregullave të trafikut, funksionimin e semaforit, kuptimin e shenjave të punonjësve të Policisëdhe rëndësinë e përdorimit të rripit të sigurimit.
Aktivitetet u shoqëruan me materiale edukative, si fletëpalosje dhe ilustrime, për t’i bërë konceptet e sigurisë rrugore më të kuptueshme për nxënësit dhe komunitetin.
Policia Rrugore apelon për përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuuar të gjithë në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në vend!