Poligoni i testimit praktik për leje drejtimi do të kthehet në hapësirë të teknologjisë

7
Një sipërfaqe rreth 6000 m2 do të kthehet në hapësirë të teknologjisë dhe pikë takimi për aktivitete edukative për moshat e reja.
Objekti i ri brenda kësaj qendre do të kthehet në një hapësirë të teknologjisë, pikë takimi për aktivitete edukative me moshat e reja si edhe stacion trajnimesh profesionale.

Ky poligon është një tjetër vepër për standarde testimi transparente e në kushte sigurie manovrash, por edhe një qendër futuristike edukimi e formimi për kursantë e subjekte të interesuara për simulime reale dhe virtuale, ushtrime e prova të epokës digjitale, objektiv i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor që bëhet realitet.

Një tjetër investim, 100% nga vetëfinancimi i DPSHTRR-së që ka në fokus rritjen e cilësisë së procesit të Testimit për Leje Drejtimit, monitorimit dhe transparencës, modernizimit të proceseve të shërbimit që lidhet me autoshkollat dhe kursantët për lejedrejtimi.

Objekti i ri brenda kësaj qendre do të kthehet në një hapësirë të teknologjisë më të fundit të simulatorëve mbi drejtimin e mjetit, pikë takimi për aktivitete edukative me moshat e reja si edhe stacion trajnimesh profesionale të sektorit të Leje Drejtimit.

Kompleksi me sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë
/ata.gov.al