Poliklinika e re e Gjirokastrës, së shpejti në shërbim të banorëve

2

Poliklinika e re e Gjirokastrës po i nënshtrohet një investimi, ku do të ofrojë standardet më të mira, si për qytetarët ashtu edhe për stafin mjekësor.

Poliklinika e re e Gjirokastrës do të jetë së afërmi në shërbim të banorëve të qarkut jugor me kushte dhe aparatura bashkëkohore. Një tjetër investim me standardet më të mira i shtohet zinxhirit të ndërhyrjeve transformuese në shëndetësi.

Në kuadër të planit të përballimit të COVID-19 dhe emergjencave shëndetësore, po kryhen investime në spitalet universitare, rajonale dhe bashkiake për pajisjen dhe rinovimin e flotës së aparaturave bio-mjekësore të teknologjisë së lartë, me vlerë 4.2 milionë euro.

/ata.gov.al