Poliklinika e Vlorës po transformohet falë investimit 1 milion euro

142

Poliklinika e qytetit të Vlorës po transformohet me një investim prej 1 milion euro në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore moderne.

Kjo poloklinikë i shërben rreth 150 mijë qytetarëve në vit duke u garantuar edhe shërbimin e urgjencës mjekësore, përveç 17 shërbimeve të specializuara.

12 mjekët specialistë kanë nisur punë në spitalin e Vlorës dhe kanë plotësuar mungesat në këtë spital, për shërbime si kardiologjia, onkologjia, urgjenca, etj.

Spitalit rajonal të Vlorës i janë shtuar edhe 3 autoambulanca moderne, duke përmirësuar jo vetëm kohën e pritjes por edhe cilësinë e shërbimit të urgjencës në territor.