Politikanët shqiptarë urojnë Ramazanin

470

Bujar Nishani

“Ky muaj i shenjtë dhe i pakrahasueshëm shënon sakrificën më sublime njerëzore ndaj besimit të palëkundur për krijuesin, për ligjet e patjetërsueshme dhe rregullat hyjnore, të cilat kthjellojnë shpirtrat e përkushtuar dhe pastrojnë e qetësojnë mendjet e trazuara të besimtarëve myslimanë në mbarë botën, duke i bërë edhe më të vetëdijshëm për mrekullinë e besimit dhe rëndësinë e vlerave të tij”.

“Le të shërbejë ky muaj i shenjtë për të gjithë ju besimtarë myslimanë, që të lini mënjanë ndasitë, t’i bëni thirrje ndërgjegjes suaj për të përmbushur më së mirë detyrimet dhe përgjegjësitë njerëzore dhe fetare, për t’iu shmangur veseve dhe dobësive, për t’iu gjendur me më shumë dashuri dhe përkujdesje njëri-tjetrit dhe të afërmve tuaj si dhe për të vënë në piedestal e për t’iu falur vetëm vlerave të vërteta e të pastra njerëzore”

Edi Rama

”Një muaj shpirtërisht të begatë të Ramazanit për besimtarët myslimanë kudo në botën shqiptare!”

Lulzim Basha

‘’Të dashur besimtarë myslimanë, në nisje të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju uroj nga zemra agjerim të lehtë e të pranuar.

Uroj që sakrifica dhe lutjet tuaja në këtë muaj të shenjtë të shërbejnë për rritjen dhe forcimin e solidaritetit e të vëllazërisë mes të gjithë shqiptarëve pa dallim. Zoti pranofte lutjet tona për një Shqipëri më të drejtë e të begatë dhe për një jetë më të mirë për çdo shqiptar.’’

Sali Berisha

‘’Një urim të përzemërt!

Me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar nga i Gjithfuqishmi për të gjithë agjëruesit. Muaji që bashkon njerëzit në sakrificë dhe adhurim, qoftë muaji i begatisë dhe paqes për gjithë shqiptarët!’’

Hashim Thaci

“Qytetarë të dashur të besimit islam,

Ju shpreh urimet për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Gjatë muajit të Ramazanit forcohen vlerat thelbësore njerëzore, toleranca, dashuria dhe respekti mes njerëzve, solidariteti me të varfërit. Gjithashtu, ky muaj i afron njerëzit edhe më shumë me njëri-tjetrin duke ndarë vlerat, të mirat por edhe sfidat.

Uroj që muaji i madhërishëm i Ramazanit të gjejë familjet tuaja në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe dashuri”

Ali Ahmeti

‘’Ju lutem më lejoni që në emër të  të gjithë anëtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal, t’i uroj  të gjithë besimtarët mysliman për fillimin e muajit të sakrificës dhe reflektimit, muajin e madhërishëm të Ramazanit.

Ky muaj i bekuar i Ramazanit është një shans për të reflektuar dhe për të vlerësuar gjërat që janë më të rëndësishme në jetën tonë, besimi, familja, miqtë dhe shoqëria, dhe na kujton vlerat e paqes, dashurisë,drejtësisë, sakrificës, solidaritetit dhe bamirësisë.

Uroj që ditët në vijim të festës së Ramazanit të na mbajnë edhe më afër këtyre vlerave si dhe të janë ditë gëzimi dhe lumturie familjare dhe ndërnjerëzore.

Ju uroj Ramazan të lehtë, lutje dhe agjërim të pranuar.’’

Bamir Topi

”Të dashur miq, shqiptarë të besimit mysliman,

Sapo ka nisur muaji i shenjtë i Ramazanit.

Me këtë rast ju dëshiroj nga zemra agjërim të lehtë dhe të pranuar!”

Princi Leka Zogu

Të dashur besimtare Myslimane, Ju uroj të gjitheve Gezuar Muajin e Madhërishem të Ramazanit.
Me fillimin e muajit të shenjtë te Ramazanit ju uroj nga zemra agjerim te lehte, Zoti pranofte lutjet tona per solidaritet e vëllazëri mes të gjithë shqiptarëve pa dallime fetare! Fat dhe mbaresi per ju dhe familjet tuaja, per nje jete me te mire!

Blendi Klosi

‘’Besimtarëve muslimanë shqiptarë kudo ndodhen. Qoftë i lehtë ky muaj agjërimi! Në këtë ritual të shenjtë, Zoti ju ndihmoftë dhe ju dhëntë shëndet e forcë! Nga zemra, lumturi dhe begati në familjet tuaja!”

Jozefina Topalli

”Miqve te mi!
Uroj agjerim te lehte te gjithe besimtareve musliman me rastin e nisjes se muajit te besimit e te sakrifices, muajit te Ramazanit.”

Esmeralda Shkjau

”Te dashur miq,

Ju uroj nga zemra ” Gëzuar Muajin e Shenjtë Të Ramazanit”

Paqe dhe Bekim në familjet tuaja!”

Voltana Ademi

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, muaj i vetëpërmbajtjes, freskisë shpirtërore, ruajtjes së durimit, përbashkimit të njerëzve rreth virtyteve dhe afrimit me Zotin, i uroj të gjithë bashkëqytetarëve musliman, agjërim të lehtë e të pranuar!

Petrit Sinaj

‘’Dëshiroj të uroj të gjithë besimtarët myslimanë Gëzuar Muajin e Madhërishëm të Ramazanit. Paqja dhe mirësia mbretëroftë në zemrat tuaja dhe një agjërim sa më të lehtë.

Muaji i Ramazanit është muaji i faljes, dashurisë për njeri-tjetrin, mirënjohjes dhe një afrimi më të madh me Zotin. Gjatë këtij muaji të shenjtë, të gjithë besimtarët japin shembullin e tyre të besimit palëkundur, pasurisë shpirtërore, dhe aspiratave hyjnore të cilat i shërbejnë individit dhe gjithë shoqërisë sonë. Gëzuar!’’