POPULLATA E DALLËNDYSHES SË DETIT (GLAREOLA PRATINCOLA) NË SHQIPËRI

12

PPNEA së bashku me grupin “Shpendet e Shqiperise” prezantojnë rezultatet përfundimtare të kërkimit, të realizuar gjatë këtij sezoni folezimi për dallëndyshen e detit (Glareola pratincola) në Shqipëri.

Është me rëndësi të përmendet se gjatë këtij kërkimi u gjetën dhe u raportuan për herë të parë 2 koloni të reja të këtij lloji në vendin tonë. Kolonia e parë, u gjet në rajonin e Durrësit me një numër çiftesh folezuese prej së paku 70 dhe së shumti 100. Kolonia e dytë u gjet në zonën Divjakë-Karavasta me një numër prej 120 çiftesh folezuese.

Këto gjetje bëjnë që popullata e dallëndyshes së detit në vendin tonë të shkojë në rreth 500 çifte folezuese, duke e rënditur Shqipërinë në vendin e 8 në kontinentin Evropian për madhësinë e popullatës folezuese të këtij lloji, e cila arrin deri në 5.6 % të të gjithë popullatës Evropiane.

Gjejmë rastin të shprehim mirënjohjen ndaj stafit të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Fier për ndihmën e dhënë në inventarizimin e njërës prej kolonive në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta./ PPNEA