Popullata e kalit të qyqes në Shqipëri identifikohet në 5 territore

30

 Pas një jave monitorimi intensiv, popullata e kalit të qyqes u identifikua në 5 territore të Shqipërisë.

Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) bën të ditur se “pas një jave monitorimi intensiv të popullatës së kalit të qyqes në rajonin e Gjirokastrës, Luginës së Drinos dhe Kurveleshit, ekipi ynë ka grumbulluar të dhënat paraprake. Nga 10 territore të monitoruara gjatë kësaj ekspedite prej dy ekipesh kërkimore të drejtuara nga ekspertë të PPNEA, së bashku me të dhënat e përcjella nga partnerë kombëtarë e ndërkombëtarë, u identifikuan 5 territore të zëna me çifte të shkabës së fundit folezuese në Shqipëri”.

Sipas PPNEA, vitin e kaluar, popullata e këtij shpendi u vlerësua me 6 çifte dhe 3 individë të vetmuar, duke na bërë të mendojmë se edhe këtë vit, së paku, do ta
arrijmë këtë numër dhe, për më tepër, shpresojmë që ta tejkalojmë.

Fazës së parë të monitorimit të popullatës së kalit të qyqes, e realizuar nga PPNEA, AOS dhe AdZM Gjirokastër, ju bashkuan edhe anëtarë të rrjetit “Shpëtimtarët e kalit të qyqes”, me të cilët u diskutua mbi situatën përreth territoreve të folezimit dhe rreziqet e mundshme ndaj shkabës së mrekullueshme.