Kur një përson shikon një material pornografik, truri i tyre mendon se po sheh një mundësi të mirë çiftimi dhe mbush plot trurin me dopaminë. Ndryshe nga marrëdhëniet e shëndetshme seksuale, të cilat ndërtohen përgjatë kohës me një përson konkret, pornografia ofron një lumë të pafundëm me imazhe hiper-seksuale që përmbytin trurin me nivele të larta të dopaminës sa herë që përdoruesi klikon një imazh të ri. Përfundimisht, ndërsa truri mësohet me mbingarkesen e dopaminës, përdoruesit fillojnë të mos ndihen normal pa nivelin e lartë të dopaminës. Gjërat e vogla që zakonisht të bënin të lumtur, si të qëndruarit me një shok apo një pjestar familje, nuk konkurojnë dot me nivelin e dopaminës që vjen nga pornografia, kështu që ndihesh në ankth ose keq derisa të rikthehesh tek pornografia. Meqenëse djem të rinj rriten me akses të palimituar pornografik, shoqëria jonë po bëhet dëshmitare e një epidemie madhore pornografie që ndikon negativisht në shëndetin fizik, mendor dhe emocional të shikuesve.
Burimi: fightingthenewdrug