Portali e-Albania tashmë i aksesueshëm edhe në zyrat postare

99

Në sportelet e Postës Shqiptare në të gjithë vendin do të ofrohen të gjitha shërbimet elektronike të portalit e-Albania.

Portali e-Albania është tashmë i aksesueshëm nga sportelistët e zyrave postare, me qëllim që qytetarët dhe bizneset të përfitojnë shërbimet elektronike të institucioneve publike të ofruara nga ky portal, pa shpenzuar kohë në zyrat e administratës si dhe duke evituar burokracitë e panevojshme.

Ky shërbim synon rritjen e transparencës, reduktimin e kohës së marrjes së shërbimeve si dhe evitimin e burokracive të panevojshme.