Portali “Mësues për Shqipërinë”, 1955 mësues të punësuar këtë vit shkollor

70

Portali “Mësues për Shqipërinë” për vitin shkollor 2019-2020 ka punësuar 1955 mësues deri tani.

Përzgjedhja e mësuesve nëpërmjet këtij sistemi online shmang një herë e mirë ndërmjetësimin, lidhjet miqësore, korrupsionin dhe sjell një standard të lartë në punësimin e mësuesve profesionistë.

““Mësues për Shqipërinë” është një mekanizëm aplikimi me vlerësim elektronik, i ngritur në funksion të emërimit të mësuesve në bazë meritokracie. Ai siguron transparencë, zgjedhje të mësuesve më të përgatitur, vetë-menaxhim dhe cilësi të dhënash në kohë reale”, -cilësohet në njoftimin zyrtar të ministrisë së Arsimit.