Porti i Durrësit, java nis me përpunimin e 11 570 tonë mallrave

3

Fillimjava në portin e Durrësit nisi me përpunimin e 9 anije me 11 570 tonë mallra dhe rreth 1 620 njësi kontejnerike

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se 4 anije me 8 324 t mallra dhe 387 njësi kontejnerike janë në përpunim.

Ndërsa 5 anije me 3246 tonë mallra dhe 1232 njësi kontejnerike janë në radën portuale.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti në Terminalin e Kontejnerëve janë përpunuar në total 82,623 njësi kontejnerike (TEU), duke reflektuar një rritje me 21 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Me vënien në funksion të sistemit operativ online Navis 4, ofrohet një standard i ri pune në fushën e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit.

/ata.gov.al