Porti i Durrësit, java nis me përpunimin e 14 210 tonë mallrave

1

Në kalatat e Portit të Durrësit po përpunohen 8 anije tregtare, me rreth 14 210 tonë mallra të ndryshme dhe 1 200 njësi kontejnerike.

Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur se aktualisht janë 4 anije në përpunim dhe anije në radën portuale.

Ndërsa dy anije të tjerat pritet të mbërrijnë dhe përpunohen në orët në vijim.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti në Terminalin e Kontejnerëve janë përpunuar në total 82 623 njësi kontejnerike (TEU), duke reflektuar një rritje me 21 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Me vënien në funksion të sistemit operativ online Navis 4, ofrohet një standard i ri pune në fushën e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit.

/ata.gov.al