Në portin e Durrësit e hëna nisi me përpunimin e 4 anijeve tregtare me rreth 8.900 tonë mallra dhe 156 njësi konteinerike.
Autoriteti Porual Durrës bën të ditur se 1 anije me 3.163 tonë mallra është në përpunim, 1 anije me 3.322 tonë mallra ndodhet në radën portuale.
Sipas APD-së, dy anije me 2.400 tonë mallra 156 njësi konteinerike janë në pritje për tu përpunuar në orët në vijim.
Përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimeve në Portin e Durrësit ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në lehtësimin e eksporteve, duke mundësuar përpunim më të shpejtë dhe efikas të mallrave.
Gjatë periudhës janar-shtator 2024, në Kompleksin Portual Durrës-Porto Romano janë përpunuar 5.4 milionë tonë mallra, duke treguar një aktivitet të lartë tregtar dhe rëndësi strategjike për ekonominë e vendit dhe rajonit.
Referenca: ata.gov.al