Porti i Durrësit, përpunohen 5 anije me rreth 9 mijë tonë mallra

1

Në portin e  Durrësit po përpunohen sot 5 anije me rreth 9.010 tonë mallra dhe 450 njësi kontejnerike.

Sipas APD-së, 1 anije me 1.435 tonë mallra është në përpunim dhe 4 anije me 7.575 tonë mallra dhe 450 njësi kontejnerike janë në pritje për t’u përpunuar në orët në vijim.
Gjatë vitit 2023 në Portin e Durrësit janë përpunuar 155 anije kontejnerike, të cilat kanë transportuar mbi 184 mijë njësi kontejnerike (TEU) me mallra të ndryshme.

 

Me vënien në funksion të sistemit operativ online Navis 4, ofrohet një standard i ri pune në fushën e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës.

/ata.gov.al