Porto-Romano, pikë ndërkombëtare për naftën dhe gazin

158

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen, kategorizimin dhe emërtimin e portit detar të llojit MBM (Multi Buoy Mooring), në Porto-Romano, Durrës, si “Port i hapur për trafik ndërkombëtar”.

Vendimi i qeverisë përcakton koordinatat gjeografike të portit, i cili do të ketë veprimtari detare ngarkim-shkarkim të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre.

Po ashtu, vendimi parashikon operativitetin port i hapur për trafik ndërkombëtar, 24 orë.

Në fazën e parë shfrytëzimi do të bëhet sipas marrëveshjes koncesionare me shoqërinë “Porti MBM (Multy Buoy Mooring)”,  ndërsa pas përfundimit të koncesionit porti kalon pronë e shtetit shqiptar dhe e lirë për t’u shfrytëzuar sipas vullnetit të shtetit.