Portokallet – Pse Duhen Konsumuar për Shëndetin e Zemrës

2

Portokalli është një frut i pasur me vitamina dhe antioksidantë, i dobishëm për shëndetin e zemrës dhe forcimin e imunitetit. Ai përmban kalium, fibra dhe mbi 170 substanca të dobishme për organizmin.

Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i agrumeve, si portokalli dhe limoni, ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, mëlçisë dhe diabetit, duke reduktuar stresin oksidues dhe inflamacionin.

Gjithashtu, flavanonat tek portokalli ulin rrezikun e ishemisë, veçanërisht te gratë, ndërsa vitamina C ndihmon në mbrojtjen nga hemoragjia cerebrale. Lëngu i portokallit ka efekte pozitive kundër qelizave të dëmshme falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve.

Referenca: agroweb.org