Posta Shqiptare sjell shërbimin e ri ‘e-Wallet’, shmangen radhët, ja shërbimet që mund të paguani

80

Posta Shqiptare ka sjellë një shërbim të ri të quajtur “e-Wallet” ose paraja elektronike.

e-Wallet është portofoli i ri elektronik i çdo qytetari, për të kryer të gjitha shërbimet postare nga celulari i vet, pa pasur më asnjë nevojë për të harxhuar kohë, nerva e deri edhe lekë për rryshfet, nëpër radhat e labirinthet e burokracisë.”

Shërbimet që paguhen nga e-Wallet përfshijnë pagesat në OSHEE, gjoba, dogana, tatimet, ujësjellës kanalizime, ku në total shkojnë në rreth 36 shërbime përfshirë edhe ato që kryheshin në sportele.

Gjithashtu nëpërmjet e-Wallet mund të transferohen para nëpërmjet llogarisë së aplikacionit, brenda për brenda vendit, dhe këto para mund të tërhiqen cash nëse i duhen. Hapja dhe mirëmbajtja e llogarisë nuk ka komision.