Potencial për agroturizëm, drejt përfundimit rruga e Memiasit në Berat

39

Investimet në infrastrukturën rrugore që lidhin zonat rurale në Berat po i japin nxitje zhvillimit të agroturizmit.

I tillë është edhe investimi në rrugën e fshatit Memias, i cili do të ofrojë zhvillimin e kësaj zone me potencial agroturistik.

Kjo është një zonë që ofron produkte bujqësore nga më të mirat, ndërkohë që Memias është fshat me potencial zhvillimi të agroturizmit falë produkteve dhe peizazhit që ofron.

Rruga i vjen në ndihmë edhe banorëve të lagjes Uznovë, të cilët të ardhurat e tyre i garantojnë nga puna në tokat bujqësore që kanë në këtë zonë.