Pragsezoni turistik, Pogradeci

8

Pogradeci qyteti i bukur liqenor, ofron për vizitorët një atraksion të përhershëm turistik me natyrën, kulturën dhe historinë që i japin madhështi, ndërsa liqeni është hijeshi që josh në çdo stinë të vitit.

Në prag të nisjes së sezonit veror qyteti liqenor i Pogradecit, ka zgjedhur që të jetë më i prekshëm për vizitorët dhe turistët, jo vetëm me investimet në infrastrukturë dhe gjelbërim, por edhe me plazhet publike, pastërtinë, sportet ujore apo shumë aktivitete të tjera.

I ndodhur përballë Ohrit dhe Strugës, 39 km larg Korçës, në breg të Liqenit të Ohrit dhe rrëzë malit të Thatë, qyteti i Pogradecit është një nga atraksionet më të bukur turistik të vendit, që mirëpret vizitorë në çdo stinë të viti.

Zonat më të vizituara mbeten Prespa, Driloni, Tushemishti pa harruar liqenin e Ohrit që është perlë e papërsëritshme natyrore, klimatike, relaksuese dhe frymëzuese.

Pogradeci dhe rrethinat e tij, tashme janë shndërruar në një destinacion turistik, ku krahas  investimeve në infrastrukturë përparësi po marrin investimet në bujtina, qendra akomodimi hoteleri dhe biznese turistike, që po i përgjigjen kërkesës gjithnjë e në rritje të fluksit të turistëve të huaj dhe atyre vendas një atraksion i përhershëm turistik për natyrën, kulturën dhe historinë që i japin madhështinë.

/ata.gov.al