Pranimet në FA/ Tarifë zero studimi, punësim i sigurtë, akomodim dhe ushqim falas

10

Regjistrimet për programin bachelor për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura, raundi i dytë, vazhdojnë deri më datë 9 tetor.

Për studentët fitues ka disa privilegje.

-Pagesë mujore ndihmëse për çdo student për të gjithë periudhën e studimit.

-Akomodim dhe ushqim falas për 3 vitet e studimit në Akademi.

-Tarifë studimi 0 lekë në vit.

-Punësim i sigurt pas përfundimit të studimeve.

Maturantët që nuk kanë fituar në raundin I dhe II, mund të aplikojnë sërish në raundin e III në datat 12 – 14 tetor përmes portalit ualbania.