Prestigjiozja zvicerane: Verën e ardhshme, shtetasit tanë do të “pushtojnë” Shqipërinë

106

Plazhistët zviceranë shumë shpejt do të popullojnë plazhet e Shqipërisë, pasi operatorët turistikë kanë shtuar këtë destinacion në programin veror 2019 dhe shpresojnë të ketë prenotime të shumta, shkruan e përditshmja zvicerane “tagesanzeiger.ch” në faqen e saj të internetit, raporton ata.

Të apasionuarit pas maleve dhe udhëtarët me autobusë do të kthehen me shumë entuziazëm.

Por tani pritet që operatorët e mëdhenj të turizmit të shënjestrojnë Shqipërinë duke filluar nga vera 2019.

Ata kanë organizuar pushime në plazh në atë që dikur ka qenë një shtet ballkanik i mbyllur hermetikisht, ku diktatori Enver Hoxha praktikoi një formë të çuditshme të komunizmit dhe mbuloi perandorinë e tij me mijëra bunkere.

Nga frika e ndonjë pushtimi nga NATO-ja ose jashtëtokësorët. Megjithatë Shqipëria ka mbetur tokësore dhe turizmi për rritet gradualisht.

Nicole Pfammatter, përgjegjësi për pushimet në plazh për kompaninë “Hotelplan Suisse”, konfirmon se “plazhet janë shumë të bukur, çmimet janë surprizuese dhe shqiptarët i mirëpresin turistët”.

Hotelet në Durrës dhe Sarandë, dy zonat bregdetare më të mëdha, janë të gjithë të standarteve me tre dhe katër yje.

Shqipëria u përfshi në destinacionet e pushimeve verore sepse kompanitë ajrore “Edelweiss” dhe “Germania fly” garanojnë lidhjen me Tiranën