Prezantohet dokumentari “Lorik”, i cili i kushtohet jetës së Lorik Canës

107

Jeta dhe karriera e Lorikut po shfaqet në ekranet tona përmes këtij dokumentari, i cili është prodhimi DigitAlb me regjisor Andi Deçka.

Në fillim dokumentari hapet me vendlindjen e Lorikut, Gjakovën, më pas vazhdon tek suksesi i madh në skuadrën e “PSG”.

Në këtë dokumentar nuk kishte si të mungonte edhe periudha më e bukur e karrierës, pikërisht kombëtarja shqiptare.

Pjesë e dokumentarit janë bërë edhe personazhe të rëndësishëm për Lorikun, të cilët kanë zgjedhur të flasin për talentin shqiptar.