Prezantohet flota e gjelbër e autobusëve elektrikë, së shpejti me bileta elektronike

29

Transporti publik urban në Tiranë do të pësojë disa ndryshime pozitive në shërbim të qytetarëve, por edhe në përmirësimin e qarkullimit në qytet.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me ekspertët dhe agjencinë gjermane të GIZ-it, po studion planin për të kthyer tri linja ekzistuese me korsi të dedikuara për autobusët, me qëllim lëvizjen më shpejt të qytetarëve.

Këtë javë, qeveria miratoi dy projektvendime të cilat prekin transportin publik në vend. Së pari, vendimin për përdixhitalizimin e këtij sektori duke nisur me aplikimin e biletave elektronike dhe së dyti, vendimin i cili i hap rrugë zbatimit të Paketës së Rezistencës për sektorin e transportit publik i cili parashikon kompensimin për çdo subjekt që ofron këtë shërbim me 100 lekë për çdo litër karburant.