Prezantohet projekti i Stadiumit te Ri Arena Kombëtare

456

Prezantohet projekti që çel rrugën e një faze të re në realizimin e ëndrrës së madhe për Stadiumin e Ri “Arena Kombëtare”. Shtëpia e madhe e kombëtares, pas Elbasan Arenës dhe Loro Boriçit, do të hape portat pas 24 muajsh. Një ekip arkitektësh italiane nga Firence ndërtoi stadiumin e shekullit të shkuar, një tjetër ekip italian nga Firence do të ndërtojë stadiumin e shekullit të ri, ku synohet të luhen përveç ndeshjeve të Kombëtares Kuqezi edhe ndeshje finale të Europa League apo Superkupës së Europës! 

Njësoj si stadiumet e gjeneratës së fundit, Arena Kombëtare nuk do jetojë vetëm në ditët e futbollit, ajo do të jetë e hapur për publikun e të gjitha moshave në të shtatë ditët e javës për shërbime, argëtim, relaks.

As qeveria as FSHF-ja nuk do të shpenzojnë asnjë qindarkë nga buxhetet e tyre për Arenën Kombëtare! Stadiumi i ri do të jetë nje partneritet publik – privat, për një investim prej rreth 50 milione eurosh, ku kompania private do të investojë 40 milionë dhe UEFA (e cila ka shprehur vlerësime entuziaste për projektin), përmes FSHF-së do të kontribuojë me 10 milionë euro.

Arkitektët e projektit sapo kanë përfunduar stadiumin e dytë modern të Italisë ndërtuar gjatë këtij shekulli, atë të Udines, kështu që Arena Kombëtare është i treti stadium i gjeneratës së fundit në pellgun tonë gjeografik, pas atij të Udinezes dhe vetë Juventus Stadium:-)

Cili do të jetë më i bukuri nga të tre do ta shohim pas 24 muajsh:-)))

Burimi fb:Edi Rama

13048188_10153656137166523_3752217349214203630_o 13055682_10153656137441523_7417968078267062154_o 13071685_10153656136341523_7310156077102288946_o