Prezantohet shërbimi Fast Track edhe në ZVRPP Korçë

56

Për herë të parë në ZVRPP e Korçës, u prezantua shërbimi Fast Track, i cili në Tiranë ofrohet prej disa muajsh dhe ka rezultuar model suksesi. Me Fast Track, qytetarët marrin 9 shërbime në vetëm 24 orë.

Fast Track, ka sjellë një revolucion të vërtetë në ZVRPP e vendit, ku qytetarët pa humbur kohë dhe pa kurrfarë burokracie, përfitojnë shërbime cilësore, e çfarë është më e rëndësishmja, nuk ka më asnjë hapësirë për korrupsion.