Prezantohet versioni i ri i sistemit Android

23

Versioni i ri i sistemit Android është lancuar nga Google për publikun në versionin beta. Prezantimi i tij u bë në Kaliforni, ku u përshkruan edhe karakteristikat e reja.

Versioni i ri ka përmirësime në inteligjencën artificiale, privatsi dhe do të ketë të inkorporuar “dark mode”. Deri tani ky sistem është quajtur Android Q por pritet që emri të ndryshojë.

Android Q beta 3 do të cojë një hap më tej funksionalitetet që mund të kryejmë vetëm me rreshqitjen e gishtit në ekran. Rrëshqitja majtas ose djathtas tashmë do të nënkuptojë “back” për përdoruesit, gjithashtu është inkorporuar funksioni i ngjajshëm me sistemin IOS, rrëshqitja nga poshtë lart për të mbyllur aplikacionet dhe të kthehesh në dritaren kryesore.

Një nga risitë e tjera që ndoshta nuk bie menjëherë në sy do të jenë edhe përditësimet përsa i përket privatsisë ku sistemi do ti përshtatet politikave të reja mbi mbrojtjen e të dhënave konfidenciale të klientëve nga aplikacione “hajdute”.

Për momentin Android Q është i gatshëm për përdoruesit e të gjithë smartphone Pixel.