Princesha e Japonisë heq dorë nga statusi mbretëror dhe martohet me shokun e shkollës

25

Princesha japoneze Mako u martua me të fejuarin e saj me prejardhje jombretërore, Kei Komuro, duke hequr dorë nga statusi mbretëro dhe përfitimet financiare.

Zyra Mbretërore paraqiti dokumentet e nevojshme që çifti të regjistronte zyrtarisht martesën tek autoritetet e vendit.

Ceremonia u zhvillua pa asnjë nga festimet tradicionale pas polemikave lidhur me gjendjen financiare të familjes Komuro, që u bë objekt i një pasqyrimi të gjerë në Japoni.

Me këtë martesë, princesha Mako largohet zyrtarisht nga familja perandorake e Japonisë.

Mako, 30 vjeçe, duhej të martohej me shokun e saj të kolegjit në vitin 2018, por martesa u vonua për shkak të kritikave të përhapura publike për lidhjen mes tyre.

Mako planifikon të largohet nga Japonia për të filluar një jetë të re në SHBA, ku Komuro punon për një kompani ligjore