Printeri 3D që shndërron tingujt dhe emocionet në objekte

259

Quhet Kleemotion dhe është një software në gjendje të gjenerojë në kohë reale forma dhe objekte në bazë të inputeve emocionale apo zanore që merr. Programi inovativ do të prezantohet në Salone del Mobile në Milano, nga data 4 deri më 9 prill në kuadrin e projektit «Touch your voice. 3D printing and interactive sound customization», koordinuar nga Sergio Nava, docent dhe dizajner në Institutin Marangoni (The School of Design) të Milanos, në bashkëpunim me Sharebot, kompani e specializuar në zhvillimin e printerëve në 3D.

Nëpërmjet një mikrofoni, Kleemotion do të kapë zërin e vizitorëve, më pas do ta analizojë dhe konvertojë në formën e një koni të vogël, që do të printohet në 3D falë printerëve “42” të Sharebot, i cili mund të përdoret si amplifikator për smartphone. Çdo kon do të jetë ndryshe nga tjetri, ndër të tjera do të jetë përfaqësimi viziv i inputeve të veçanta zanore që do të merren nga software.

Burimi: Revista Monitor