Sigurojnë 1/3 e nevojave për bukë/ Ja tre qarqet e Shqipërisë që kryesojnë në prodhimin e drithërave

122

Shqipëria gjatë vitit 2020, periudha e fundit kur të dhënat janë publike ka prodhuar rreth 684 mijë tonë drithëra, ku përfshihet: gruri, misri, elbi, tagjia dhe thekra.

Saktësist ¼ e prodhimit e mban mbi “shpatulla” një qark i vetëm dhe ai është qarku i Fierit. Ky qark ka prodhuar rreth 170 mijë ton drithëra gjatë vitit 2020, ose 25% të totalit të të gjithë vendit. Në vend të dytë ndërkohë ndjek qarku i Elbasanit, me 15% të totalit, ose rreth 100 mijë ton prodhim. Korça ndërkohë mban vendin e tretë, me rreth 12% të totalit. Pra, këto 3 qarqe të vendit duket se zënë më shumë se gjysmën e prodhimit vendas të drithërave. Këto tre qarqe prodhojnë rreth 348 mijë ton drithëra në vit, pra Fieri, Elbasani dhe Korça, mbulojnë 33% të konsumit vendas. Vetëm qarku i Fierit mbulon 16.2% të kërkesës vendase.

Qarku i Vlorës ndërkohë ndjek në renditje, me rreth 54 mijë ton prodhim në vit, ose 8% të totalit. Renditja pason me Shkodrën, Tiranën dhe Dibrën, me secilën që zë nga 7% të prodhimit vendas.