Prodhimi në HEC-et publike shënoi rritje me 51.6%

5

Hidrocentralet publike, në tremujorin e parë të vitit 2023, prodhuan 1.614 GWh nga 1.065 GWh të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2022, duke shënuar kështu një rritje të prodhimit me 51.6 %.

INSTAT raportoi se hidrocentralet private dhe koncesionare prodhuan 1.156 GWh nga 942 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 22.7 %.

Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u rrit me 38.3 %, duke arritur vlerën 2.787 GWh nga 2.016 GWh energji të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2022.

Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 57.9 %, nga hidrocentralet private dhe koncesionare në masën 41.5 % dhe nga të tjerë prodhues (fotovoltaik) në masën 0.6 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

/ata.gov.al