Prodhimi në HEC-et publike u rrit me 88 %, në tremujorin e dytë

4

Hidrocentralet publike, në tremujorin e dytë të vitit 2023, prodhuan 1.186 GWh nga 631 GWh të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2022, duke shënuar kështu një rritje të prodhimit me 88 %.

Sipas raportit të INSTAT mbi bilancin e energjisë, publikuar së fundmi, prodhimi u rrit edhe në HEC-et private.

Të dhënat tregojnë se hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 1.057 GWh nga 1.002 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 5.4 %.

Ndërkohë, eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 786 GWh nga 415 GWh duke shënuar një rritje me 89.4 %.

/ata.gov.al