Prodhohen në Patos/ Markat e njohura Zara, Bershka, Laura Scot “Made in Albania”

124

Që prej vitit 2014, kompania “Tur-Tekstil” operon në sektorin e tekstileve, duke prodhuar veshje mode për markat e njohura si  Zara, Bershka, Laura Scot etj, dhe veshje spitalore  një përdorimshe, të cilat eksportohen për klientët porositës në Turqi, Gjermani, Spanjë e Itali nën logon “Nade in Albania”.

E pozicionuar në qytetin e Patosit, kjo kompani ka punësuar 280 punonjës për linjën e prodhimit dhe 10 personel administrate, ku herë pas here vijnë edhe ekspertë të huaj për garantimin e cilësisë së produkteve dhe trajnimin e punonjësve.