Produkte të zonës, muzikë, valle/ Festa e Roshnikut bën bashkë turistë e vendas në Berat

38

Festat lokale, të menduara të zhvillohen në të gjithë vendin si një mënyrë për të promovuar traditën dhe natyrën shqiptare vijojnë edhe këtë fillimshtatori.

Kështu, “Festa e Roshnikut” në Berat mblodhi bashkë fermerë të zonës, në panairin e prodhimeve bujqësore dhe ushqimeve tradicionale, ku spikatën produktet tipike të Roshnikut, si fiku, rrushi, apo dhe rakia, glikotë dhe reçeli i fikut, për të cilat dhe vizitorëve e shumtë treguan interes të veçantë.

Produktet e zonës, muzikë, vallet dhe lojërat e bën këtë festë fantastike për turistët dhe të gjithë pjesëmarrësit.

Festa e Roshnikut është një aktivitet i përvitshëm ku bëhet promovimi i produkteve të zonës. Njësia Roshnik ndodhet në territorin ku është dhe Parku Kombëtar “Mali Tomorr”, i cili ka tërhequr vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.