Produktet bujqësore ‘Made in Albania’, 814 trajlera gjatë muajit korrik eksportohen drejt BE

26

Rajoni Fier- Lushnjë- Vlorë, kryeson me eksportet e produkteve bujqësore drejt vendeve të rajonit dhe Bashkimit Europian, që kapin shifrën e mbi 16 mijë tonë eksporte për muajin korrik të këtij viti.

Bujqësia në këtë rajon, një sektor kyç për rritjen e të ardhurave në familjet fermere, punësimin dhe ekonominë e vendit, vitet e fundit ka prekur shifrat e rritjes progresive përsa i takon prodhimit dhe eksporteve.

814 trajlera me prodhime bujqësore, janë eksportuar gjatë muajit korrik 2020, nga të tre qendrat e grumbullimit të këtyre tre qyteteve, shifër kjo rreth 32 trajlera më shumë në të njëjtën periudhë një vit më parë.