Produktet e Myzeqesë në panairin “Fruit Logistica 2023” në Berlin

4

Shqipëria edhe këtë vit është e pranishme në panairin “Fruit Logistica 2023” në Berlin të Gjermanisë, panairi më i madh për frutat dhe perimet që organizohet në Evropë.

Këtë vit, produktet e freskëta të Myzeqesë konkurrojnë në panairin më të madh ndërkombëtar të fruta-perimeve “Fruit Logistica” në Berlin.

Për të pestin vit radhazi në “Fruit Logistica” në Berlin merr pjesë me një stendë moderne edhe kompania më e madhe e grumbullimit të fruta-perimeve në Ballkan “Doni Fruit”.

Në ditën e parë stendën e Shqipërisë dhe të “Doni Fruit” e kanë vizituar qindra vizitorë.

Panairi “Fruit Logistica” është një nga vendtakimet dhe pikënisjet e rëndësishme për marrëdhënie tregtare të qëndrueshme për frutat dhe perimet me vendet e BE-së.