Profil/ Alfredi, fermeri që e nisi nga zero dhe ngriti fermën me 180 krerë dhi

37

Alfred Pepa, nga fshati Rrilë në Lezhë, me mbështetjen financiare nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural ka shtuar nga 50 në 180 numrin e krerëve në fermën e tij blegtorale të mbarështimit të dhive dhe synon që krijojë ciklin e mbyllur të aktivitetit. Alfredi e ka ngritur fermën e tij blegtorale me 50 krerë dhi në vitin 2017.

Mbështetja e marrë nga AZHBR ka qenë një shtysë për zgjerimin e fermës. 42-vjeçari ka trefishuar numrin e krerëve dhe sot ka arritur në 180 të imta. Alfredi synon të krijojë ciklin e mbyllur të aktivitetit, duke ndërtuar edhe ambiente për përpunimin e qumështit.

Ai tregon se ka tre 3 vite që merret me fermën blegtorale të mbarështimit të dhive. “E nisa me 50 krerë e parë dhe sot i kam shtuar ato në 180 krerë në prodhim”, tha ai.

Alfredi shprehet i kënaqur dhe i suprizuar që ka arritur të marrë dy herë rrjesht mbështetje financiare nga shteti për fermën e tij.

“Në vitin 2019 kam marrë subvencionimin e parë nga AZHBR, mbështetje për dorëzimin e qumështit që ishte 10 lekë për litër. Ndërsa këtë vit kam marrë subvencion për numrin e krerëve”- thotë ai.

Blegtori tregon se mbështetjet financiare që ka marrë nga shteti, i kanë dhënë mundësinë të shtoj tufën e dhive dhe prodhimin e qumështit.

Qumështi i dhisë, thotë ai është mjaft i kërkuar nga tregu. Mesatarja e qumështit nga një dhi shkon deri në 2.5 -3 litra qumësht në ditë. Ai ka siguruar marrëveshje me një kompani përpunimi, tek e cila e shet qumëshit rregullisht sipas kërkesave që e kërkon blerësi.

“Synoj ta shtoj tufën në 300 krerë dhi dhe kjo falë mbështetjes që do të vijoj nga AZHBR. Duke konsoliduar biznesin tim tashmë përvec angazhimit familjar në punë na janë rritur edhe të ardhurat ekonomike”- thotë Alfredi.