PROFIL/ Aliu nga Hasi, e nisi me 3 koshere bletësh dhe sot ka 120

23

Bletaria dhe prodhimi i mjaltit është kthyer tashmë falë edhe mbështetjes që adreson qeveria për këtë sektor, në një biznes fitimprurës që po fuqizon ekonominë e fermerëve çdo ditë e më shumë.

Një prej shembujve frymëzues është edhe Aliu nga Hasi, që para disa vitesh e nisi biznesin me 5 koshere bletësh, ndërsa sot ka 120 koshere të shpërndara në 3 parqe.

Ai merr kryesisht mjaltë trumze dhe gështenje, që janë mjaft të kërkuara nga tregu dhe siguron të ardhura të kënaqshme për familjen e tij.

Aliu thotë se pa bletë, nuk ka bujqësi, ndaj zanatin po ua mëson edhe fëmijëve, si udhëheqës të denjë të këtij misioni jetik.