Profil/ Fermeri 29 vjeçar në Fier, modeli i suksesit për të rinjtë

43

Mikel Hoxha, vetëm 29 vjeç, baba i dy fëmijëve është shembull i një përkushtimi dhe vullneti të pashoq për të ecur përpara.

Pas eksperiencës së emigrimit të marrë në adoleshencë në Greqi, Mikeli kuptoi rëndësinë e tokës shqiptare dhe vlerën e madhe që ajo mbart.

Me mbështetjen e #AZHBR nëpërmjet Programit #IPARD, sot ka ngritur serrën në të cilën ka implementuar një teknologji bashkëkohore ku ndërthuret struktura moderne me sistemet e nevojshme që lejojnë mbjelljen dhe kultivimin gjithë vjetor të fidanëve në serrë.

Ai e ushtron aktivitetin e tij në fshatin Suk në Fier dhe është një shemull suksesi./Po.al